MOBILERIA GJETHI – FJALA E FUNDIT E DIZAJNIT TË BRENDSHËM

Shpeshherë na rastis që të lexojmë artikuj të ndryshëm në botën e internetit për atë se sa shumë rëndësi të madhe ka dizajnimi dhe krijimi i një ambienti të rehatshëm dhe me stil, dhe jo vetëm për atë se cfarë përshtypje I krijoni njerëzve kur ju vizitojnë, por edhe për atë se si ndiheni ju në raport me një dizajn të caktuar.

Preferencat e njerëzve janë nga më të ndryshmet, duke filluar nga ngjyrat, stili, materialet, ndricimi, arredimi, dizajnimi, kombinimi e plotë e plotë detaje të tjera. E kjo laramani preferencash është një prej arsyeve pse duhet t’I kushtohet rëndësi e vecantë përzdhejes së njerëzve të cilët do të punojnë në arredimin dhe dizajnimin e ambientit apo mobiljeve dhe dizajnit që ju keni zgjedhur për shtëpinë, zyrën tuaj apo cfarëdo ambient tjetër.

Dizajnimi I brendshëm është I rëndësishëm sepse pasqyron mënyrën se si ju do të funksiononi rreth asaj hapësire dhe gjithashtu ka ndikim të madh në mirëqenien tuaj. Andaj për të qenë të lumtur me përzgjedhjen tuaj, duhet t’i kushtoni kujdes të shtuar përzgjedhjes së kompanisë me të cilën vendosni që të bashkëpunoni.

Mobileria GJETHI funksionon që më shumë se 25 vite.

TRADITA JONË

Gjithcka kishte filluar si një biznes I vogël familjar për tu shndërruar në një kompani serioze e cila për cdo vit përfundon me dhjetëra projekte nga më të ndryshmet, dhe gjëja më e rëndësishme është se secili klient ndahet I kënaqur me të gjitha shërbimet. Tani Mobileria GJETHI ka një vendpunishte superiore e cila I plotëson të gjitha kushtet e krijimit të dizajneve nga ato më tradicionalet tek ato më modernet. Kompania është rritur mbi një parim, dhe ai është që kërkesat e klientëve të vijnë në radhë të parë.
Përvec projekteve të porositura dhe të punuara me shumë përkushtim, ju mund të vizitoni pikën e Mobilerisë GJETHI në Rrugën “Izet Alidema” në Pozhoran, për të parë nga afër disa nga dhomat dhe kuzhinat e gatshme të cilat edhe mund t’I bleni, dhe ku mund të shihet nga afër puna dhe detajizmi I secilës prej pjesëve të punuara. Kompania jonë së shpejti do të zgjerohet në disa pika, që klientët tanë të kenë mundësi të njoftohen me punën tonë edhe në qytetet dhe rajonet e tjera.

Na kontaktoni

Kontakti

Mobileria GJETHI
61060 Pozharan,
Kosovë