Ofroj pune
1920

Përmbajtja

Speeex Sh.p.k ofron pune per pozitën – Udheheqes ekipi (Team Leader).
Detyrat dhe pergjegjesite:
Përgjegjës për mbikqyrjen e vazhdueshme të përformances së ekipit. Perkujdeset per zbatimin e kërkesave të menaxhmentit me synim të arritjes së objektivave të kompanisë. Menaxhimi dhe udheheqja e ekipit në mënyrë të drejtë. Te jeni udheheqes shembull ne lidhje me zbatueshmerine e detyrave dhe pergjegjesive qe nderlidhen edhe me aspektet etike, nderpersonale. Pergattija e raporteve te rregullta ne baza ditore, javore, mujore per eproret. Zgjidhja e ankesave, kerkesave ose pyetjeve te agjenteve. Të ofroni mbështetjen tuaj të vazhdueshme si dhe motivim tek agjentet.Përgjegjes për zbatimin e të gjitha politikave dhe standardeve si dhe per menaxhimin e cilesisë së shërbimit që iu ofrohet klientëve. Përgjegjës për vlerësimin apo evaluimin e punonjësve në baza të rregullta. Përgjegjes për optimizimin e proceseve te punës . Përgjegjes për planifikimin dhe përgatitjen e parashikimeve (afat-shkurt-mesme – gjata) të numrit të thirrjeve. Planifikon dhe percjell numrin e punonjësve gjatë gjithë vitit. Përgjegjës për zbatimin dhe kontrollën e vazhdueshme te parametrave percaktues (KPI) dhe raportimin e saktë te tyre. Percjelljen e informatave qe nderlidhen me objektivat, strategjite e kompanise. Planifikime te takimeve të rregullta javore me punonjësit. Kryen cdo/ të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga punëdhënësi dhe/ose menaxheri gjegjës. Kualifikimet e nëvojshme:
Njohja obligative e gjuhes gjermane (niveli C1 ose C2). Njohja e gjuhes angleze. Njohja e perdorimit te Microsoft office (Outlook, Word, Excel & PowerPoint). Te kete aftesi te larta komunikuese dhe veti te mirefillta nderpersonale. Njohuri te theksuar te teknikave qe perdoren per menaxhimin e KPI-. Te gjej zgjidhje per konfliktet eventuale ne pune (agjent apo klient). Te mesoj sherbime, produkte apo sisteme te reja . Demonstrim efikas i teknikave te shitjes . Demonstrim i aftësive të udhëheqjes. Të gjithë të interesuarit inkurajohen që CV-të e tyre ti dërgojnë në email: [email protected] Adresa Rr. UÇK-s nr 208 ne Prishtine