Ofroj pune per Arkitekt/e – Dizajner/e Interieri
1561

Përmbajtja

Ne jemi në kërkim të një Arkitekti-Dizajneri të Interierit për të punuar dhe hartuar projekte të ndryshme kreative të dizajnimit të hapësirave. Ju do të merreni me hartimin e projekteve që nga zhvillimi konceptual deri në menaxhimin dhe ekzekutimin e projektit.
Qëllimi është të hartojmë hapësira praktike, por megjithatë vizualisht të këndshme.

Përgjegjësitë
• Projektim dhe dizajnim te koncepteve në hapësira të brendshme,
• Interpretimi i nevojave të stafit për hapësirë në dizajnimin e zyreve në objekt,
• Parashikimi i kostove të projekteve dhe implementimi i tyre me kohë sipas buxhetit,
• Hulumton dhe vendos për materialet dhe produktet ndihmëse,
• Mbikëqyr progresin dhe vazhden e punimeve,
• Punon ngushtë me të gjitha palët e përfshira në projekt,
• Hulumton dhe përcjellë ndryshimet, zhvillimet dhe praktikat më të mira në treg dhe zbatimin e tyre në përmirësimin e hapësirës punuese me cmime konkuruese.

Kualifikimet
• I/e diplomuar në Arkitekture-Dizajn Interieri ose të ngjashme.
• Njohja e shkëlqyer e gjuhës angleze e obligueshme (gjuha gjermane e preferueshme)
• Përvojë e dëshmuar e punës në dizajnimin e hapësirave të brendshme (konsultime, renovime, planifikim dhe implementim te hapësirave te reja),
• Përvojë dhe afinitet në paraqitjen, ngjyrën, ndriçimin, perzgjedhjen e materialeve, mobiljeve dhe të gjitha instalimeve,
• Njohës i programeve te dizajnimit dhe projektimit,
• Portofolio e punimeve të mëparshme,
• Talent, kreativitet, imagjinatë dhe sy për dizajn deri në detaje,
• Aftësi komunikimi dhe prezantimi,
• Shkathtësi në menaxhim të projekteve,

Ju mund të aplikoni duke dërguar CV-në dhe portfolion e punës suaj në [email protected]
Afati i fundit për aplikim është 15.01.2020
Kompania KiKxxl&evroTarget, ofron mundësi punësimi të barabarta për të gjithë të kualifikuarit/at për këtë pozitë. Adresa rruga Isa Kastrati nr104 ne Prishtine