Shes 4 troje nga 4 ari / Prishtine
141

Përmbajtja

Shes trojet në Bardhosh – Lagje e Prishtinës Kompleksi Arta. Trojet janë të ndara sipas terrenit me sipërfaqe të ndryshme nga 3.5 deri në 4.Ato qe ishin nga 5 ari janë të shitura. Kompleksi “Arta” gjenet në Bardhosh Lagje e Prishtinës, ku dita ditës është duke u shndërruar në një lagje moderne të Prishtinës me një infrastrukturë dhe plan në stil të shteteve perëndimore. Trojet shtrihen në kilometrin e katërt nga Prishtina në drejtim të Podujevës . Në fund të trojeve është edhe kanalizimi i ri i sistemit të qytetit nga e cila janë të lidhura edhe trojet tona. Çdo kush që e blen një truall ndërtimi aty, njëkohësisht pa pagesë i takon edhe një parcelë e përbashkët e vogël përafërsisht 1.6 ari sipas numrit rendor shihni ne skicën e ndarjes se trojeve qe është planifikuar për një kopsht të përbashkët familjar dhe për fëmijë. Kjo parcele gjendet ne fund te trojeve majtas parcela e ngjitur me rrugën e lagjes. Deri me tash janë shitur 8 troje nga fillimi dhe në fund .Trojet kanë kanalizimin e ujerave të zeza me trashësi Fi 250,instalimin e rrymës po ashtu me kabllon e parapare industriale trashësinë Fi 120,dhe instalimin e ujë secili truall ka në brendësinë e vet. Rruga është lëshuar 6 metra gjerësi është me standarde evropiane. Është e shtruar me zhavorr dhe gur të bardh e përgatitur për asfalt dhe e ngjeshur me mjete të renda.
Por për shkaqe të përvojave në praktikë gjatë ndërtimit të lagjeve të tilla po pësojnë dëmtime, kështu qe inxhinierët thanë me mirë te bëhet pas nderimit të lagjes.
-Rruga kryesore është asfaltuar deri të trojet. Autostrada i ndanë vetëm 500 metra nga e cila mund të inkuadrohen shpejt në rrugën për Prishtine, Mitrovicë, Podujeve dhe në Autostradë Prizren Gjilan, Shkup dhe Tiranë.
Iu mirëpresim me kënaqësi ofertat e juaja, me respekt nga pronari Asllan Dibrani.
Realizimin dhe ndarjen e trojeve deri në të drejtën e fletës poseduese për secilin truall e ka bërë Mr.Sci.Sabri Zylfiu,Drejtor(Gjeodet i licencuar-nr.81) Projektit i “Kompleksit Arta” në ndërtimin praktik rruga, ujë ,rrymë dhe kanalizimet u realizuar nga Inxhi: Fatmir Disha studiues në Fakultetin Politeknik të Inxhinierisë së Ndërtimeve në Tiranë me Kompaninë “Brajshori” shtrimin e rrugës dhe hapjen kanaleve, pronar Hamdi Brajshori banues në Prishtinë
Kush do qoftë qe ka fat e blen truallin, ne ia përkthejmë të notari sipas rregullave ligjore qe posedon me kontratën e shitblerjes brenda ditës .
Çmimi për ari është 7000 € nga fundi i trojeve, por të fillimit nga 7,500 €.
Iu bashkëngjisim fotot dhe video me dron , qe tu lehtësojmë gjetjen dhe ti
vizitoni trojet edhe pa prezencën tonë . sa jam në Gjermani .